Nëse keni ngecur ndonjëherë midis fluturimeve për orë të tëra, e dini që pritja duket si kohë e humbur. Nëse nuk keni idera mund të bini pre të mërzisë. Megjithatë, nuk ka pse të jetë kështu. Pavarësisht nëse jeni të ulur gjatë gjithë natës në një aeroport të vogël në Nyköping apo duke lundruar në korridoret e gjata të Aeroportit të Vjenës, një ndalesë e gjatë është një mundësi për të ndërruar marsh. Thjesht sigurohuni që të kurseni pak energji për pjesën tjetër të udhëtimit tuaj. Ja se si ta ktheni në diçka argëtuese ose reflektuese.


Nëse Mund të Largoheni nga Aeroporti
5+ Orë: Shijoni Qytetin
Kur keni pesë ose më shumë orë dhe aeroporti është afër qytetit, mos hezitoni. Mbyllini bagazhet në aeroport (shumë aeroporte ofrojnë dollape ose shërbime të ngjashme), kaloni kontrollin e pasaportave dhe nisuni.
- Zgjidhni një destinacion: Mos u përpiqni të bëni gjithçka. Zgjidhni një shëtitje nën Portici di Bologna, xhiro me biçikletë nëpër kanalet e freskëta të Amsterdamit ose një vizitë në një nga shtëpitë e çuditshme të Gaudí-t në Barcelonë. Merrni përvojë kuptimplotë, jo të nxituar.
- Këndvështrimi vendas: Shpesh gjëja më e mirë që mund të bëni në pak kohë është thjesht të bridhni. Gjeni një kafene. Shikoni ritmin e jetës së përditshme.
*Shënim: Kërkoni kohët e tranzitit para se të largoheni nga aeroporti. Disa qytete kanë edhe trena ekspres.
12+ Orë: Bëni një tur të plotë
Tani po! Me dymbëdhjetë orë ose më shumë, ia vlen të rezervoni një tur të shkurtër të qytetit ose rrethinave. Shumë operatorë ofrojnë transport vajtje-ardhje në aeroport. Do të habiteni se sa shumë gjëra mund të përshkoni me një guidë vendase.


Nëse nuk mund të largoheni nga aeroporti
Ndonjëherë, jeni të bllokuar pa vizë, orare të çuditshme ose rregulla të rrepta sigurie. Gjithçka në rregull. Ka ende shumë që mund të bëni për të rifituar kohën.
5+ Orë: Merruni me diçka, qetësoni mëndjen
- Telefononi një mik: Keni kohë? Telefononi gjyshen, flisni me një mik ose bëni atë catch-up-in që e keni shtyrë.
- Organizoni fotot: Renditni, fshini, shtoni të preferuarat. Krijoni albume për udhëtimin tuaj ose më në fund bëni një kopje rezervë në cloud-it tuaj.
- Vendosni objektiva për udhëtimin: Qoftë “ha ushqim vendas çdo ditë” ose “vraponi në një shteg të caktuar”, merrni disa minuta për të shënuar ato që do të dëshironit të merrnit nga ky udhëtim.
- Shkruani në Ditar: Reflektoni mbi udhëtimin tuaj deri më tani. Edhe frustrimet krijojnë histori për më vonë.
- Lexoni ose Shihni një Film: Mund të lexoni atë artikullin e gjatë që e keni ruajtur prej kohësh, një roman të gjatë ose shijoni një film që kërkon angazhim.
- Vitrina dhe Muzikë: Shumë aeroporte kryesore janë qendra të vogla tregtare. Merrni kufjet, vendosni muzikën dhe kundroni vitrinat me terezi.
*Shënim: Krijoni një listë dëgjimi për këto raste, këngë të lehta, ritmike, çfarëdo që përputhet me humorin tuaj.
12+ Orë: Jepini përparësi pushimit
Nëse jeni të bllokuar gjatë natës, dhurata më e madhe për veten është rehatia.
- Pushoni: Shumë aeroporte ndërkombëtare kanë hotele të përballueshme tranziti ose hapësira private për gjumë.
- Flini: Lëreni trupin tuaj të pushojë. Edhe vetëm 4 orë të plota mund të ndryshojnë humorin dhe energjinë tuaj.
- Shtriquni: Shëtisni përreth. Bëni pak joga. Lëvizni trupin tuaj për të ndihmuar qarkullimin e gjakut dhe dhe t’ju ndihmojë në rastet e ndryshimit të orës.
Një ndalesë e gjatë nuk është asnjëherë ideale, por shpesh është një pushim që nuk e dinim se na duhej. Në vend që ta shihni si kohë të humbur, trajtojeni si kohë hua. Merrni frymë thellë. Shikoni përreth. “You’re still on the move.”


Ndajeni këtë me të tjerët:
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pinterest-it (Hapet në një dritare të re) Pinterest
- Klikoni për ta ndarë me të tjerë në X (Hapet në një dritare të re) X
- Klikoni për ta ndarë me të tjerë në Threads (Hapet në një dritare të re) Threads
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re) Facebook